Amerika i ‘fik derën’ Rusisë, merr vendimin që nuk pritej!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore për të gjitha fluturimet ruse, duke thënë se Moska do të jetë më e dobët deri në fund të luftës së saj kundër Ukrainës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA po vendos “sanksione të fuqishme” ndaj Rusisë dhe po i ndërpresin bankat nga sistemi financiar ndërkombëtar, duke “mbytur” aksesin e saj në importet teknologjike.

Në fjalën e tij presidenti amerikan sulmoi vazhdimisht presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se vetëm ai është fajtori për luftën.
“Unë po njoftoj se ne do të bashkohemi me aleatët tanë në mbylljen e hapësirës ajrore amerikane për të gjitha fluturimet ruse, duke e izoluar më tej Rusinë dhe duke shtuar një shtrëngim shtesë në ekonominë e tyre.Ai nuk e ka idenë se çfarë po vjen”, tha Presidenti Biden.

Mbrëmjen e djeshme zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Pssaki tha para gazetarëve se nëse SHBA do të përfshihej në propozimin e Zelenskyt për mbyllje të hapësirës ajrore për Rusinë, do të ishte e barabartë me nisjen e një lufte të drejtpërdrejtë me Moskën,

You may also like...