E FUNDIT/ Rusia pranon humbjen për herë të parë, ky është numri i viktimave

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka dhënë shifrat e para për viktimat e pësuara gjatë pushtimit të Ukrainës.
Sipas raporteve të mediave ruse, thuhet se 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe 1,597 janë plagosur deri më tani.

Pretendimi është dukshëm më i vogël se vlerësimi i Ukrainës për viktimat ruse – Kievi pretendon se ka vrarë 5,840 trupa ruse.

Kievi nuk ka dhënë shifra për numrin e ushtarakëve ukrainas të vrarë dhe të plagosur.
BBC nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur as pretendimet ruse apo ukrainase, por Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha.
Më herët shërbimet e urgjencës të Ukrainës thanë se më shumë se 2,000 civilë dhe 10 personel të shërbimeve të urgjencës ishin vrarë deri më tani.

You may also like...