Gjenerali Wesley Clark ka një porosi për Vladimir Putinin, “Mos e prek Kosovën se të bëjë shkrum e hi”

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark ka kërkuar që Perëndimi ta mbajë qëndrim të prerë karshi Presidentit rus, Vladimir Putin

Ai ka kërkuar që Amerika, Evropa e Azia t’ia bëjnë të qartë Putinit se nuk do të fitojë.

“Duhet t’ia bëjmë të qartë Putinit se nuk do të fitojë. Amerika, Evropa, Azia e secila. Tregojini. Tregojini privatisht. Tregojini publikisht në Kombet e Bashkuara. Nxirreni edhe në reklama. Tregoni dhe forconi rezistencën”,

ka shkruar Clark në Twitter
Ai, në qëndrime të mëhershme, ka thënë se Putin ka për qëllim që të vras e terrorizojë qytetarët e Ukrainës. Sipas tij, ai do të synojë që të shkatërrojë kulturën dhe trashëgimin ukrainase.

Ai ka thënë se duhet të ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj Putinit dhe Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

You may also like...