Përballje në çdo rrugë, bombardime dhe shumë të vdekur: Gjithçka mbi luftën në Ukrainë sot

Autoritetet ukrainase kanë raportuar 2 000 civilë të vrarë nga sulmet ruse mbi qytetet e Ukrainës gjatë ditëve të fundit. Lufta vijon e ashpër në të gjtha frontet, ndërkohë që presioni më i madh ndaj mbrojtësve është në Kharkiv dhe Kiev.
Ka luftime intensive në veri, lindje dhe jug të vendit, në qytetet kryesore të Ukrainës, Kharkiv dhe Kherson, që janë shënjestruar nga artileria ruse.
Një raketë goditi një rajon policie dhe një ndërtesë universiteti në Kharkiv mëngjesin e sotëm. Raportohet se kanë humbur jetën katër persona
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit port strategjik Kherson të Detit të Zi, por autoritetet lokale pretendojnë se qyteti është ende nën kontrollin ukrainas.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të fshijë historinë e Ukrainës dhe vlerëson qëndrueshmërinë e ushtrisë ukrainase.
Kryeministri Boris Johnson u zotua se Mbretëria e Bashkuar do të rrisë më tej presionin ekonomik dhe mbështetjen për Ukrainën me para, armë dhe ndihmë humanitare.
Pothuajse 700,000 njerëz janë larguar nga Ukraina. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për më shumë furnizime
Çmimet e naftës dhe gazit me shumicë janë rritur ndjeshëm ndërsa pushtimi hyn në ditën e shtatë. /abcnews.al

You may also like...