Pushtimi i Ukrainës, Biden: Putin i bëri gabim llogaritë, mendoi se nuk do reagonim

Presidenti amerikan Biden në fjalimin e tij për Gjendjen e Bashkimit thuhet se do të kritikojë presidentin rus Vladimir Putin për një luftë “të paramenduar dhe të paprovokuar”, sipas fragmenteve të publikuara nga Shtëpia e Bardhë.
“Ai hodhi poshtë përpjekjet në diplomaci. Ai mendoi se Perëndimi dhe NATO nuk do të përgjigjeshin”, pritet të thotë Biden.

“Dhe, ai mendoi se mund të na ndante këtu në shtëpi. Putini e kishte gabim. Ne ishim gati.”

Fragmentet fillestare të siguruara nga Shtëpia e Bardhë treguan se si fjalimi ka evoluar ditët e fundit si rezultat i pushtimit të Ukrainës.

Fjalimi shënon gjithashtu një mundësi që ai të flasë drejtpërdrejt me popullin amerikan për vizionin e tij për të ndërtuar një vend më të mirë, duke demonstruar se si ai do ta çojë Amerikën nga pandemia Covid-19, në një rimëkëmbje ekonomike dhe përmes pasojave të një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë

You may also like...