Tërhiqet Këmbëza!! SHBA “rrethon” Rusinë, Biden shpall sanksionet e dhimbshme: Ky është vetëm fillimi, ja lëvizja e trupave tona

SHBA ka forcuar grushtin kundër Rusisë. Pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për trupat ruse në dy rajone separatiste proMoskë në Ukrainën lindore, Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë. Biden shpalli sanksione për borxhin sovran. Kjo do të thotë shkëputje e qeverisë ruse nga financat perëndimore.
“Vladimir Putin ka rrethuar Ukrainën me 150 mijë trupa. Dje njohu si republika dy rajone separatiste dhe tani ka leje për të futur ushtrinë në Ukrainë duke shkelur sovranitetin e një shteti. Kjo ëdhtë një shkelje flagrante e ligjeve ndërkmbëtare dhe duhet të marrë një përgjigje të prerë nga komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam takuar Putinin para pak më shumë se një muaji dhe i thash përballë se ne do të veprojmë nëse ata nisin luftën ndaj Ukrainës.

Sot shpallim sanksionet e para ndaj Rusisë”, tha Biden duke theksuar se duke filluar nga nesër bankat ruse do të ndërpriten nga sistemi financiar ndërkombëtar.

“Unë po shpall këstin e parë të sanksioneve për të vendosur kosto ndaj Rusisë në përgjigje të veprimeve të saj dje“, tha Biden në komentet nga Shtëpia e Bardhë.

“Këto janë koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë dhe do të vazhdojnë të përshkallëzojnë sanksionet nëse Rusia përshkallëzohet.

Nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi,” thotë Biden. Po ashtu, Presidenti Biden tha se janë vendosur sanksione ndaj dy bankave ruse si edhe ndaj disa familjeve të pasura në Rusi, të njohura për afrimitetin me regjimin e Putinit.

You may also like...