“Ushtarët rusë të veshur me uniforma ukrainase do suImojnë…”, jepet alarmi i madh nga mediat

Mediat në Ukrainë japin alarmin për përfshirjen legjitime të Bjellorusisë në luftë, pas një provokimi që është organizuar nga ushtria ruse dhe pretendohet se do të zbatohet në orët në vazhdim. Sipas tyre, rojet kufitare të Bjellorusisë do të sulmohen nga ushtria ruse.

“Burimet na flasin për një provokim të planifikuar në territorin e Bjellorusisë. Ushtria ruse do të organizojë një sulm ndaj rojeve kufitare bjelloruse të veshur me uniforma ushtarake ukrainase. Qëllimi kryesor është të tërheqë Bjellorusinë në një luftë kundër Ukrainës”, shkruan NEXTA.
Dje, mediat perëndimore kanë raportuar se Bjellorusia ishte bërë pjesë e autokolonës që Rusia kishte nisur drejt Ukrainës. Sipas tyre, tashmë Lukashenko jo vetëm që kishte hapur territorin e vendit të tij për kalimin e forcave ruse, por ishte angazhuar dhe vetë në luftë.
Ukraina ndodhet sot në ditën e shtatë të agresionit rus dhe viktimat janë të shumta. Ushtria ukrainase raporton për qindra civilë të vrarë nga sulmet me raketa dhe avionë bombardues të Rusisë mbi blloqe banimi, por po ashtu thotë se kanë vrarë rreth 6 mijë ushtarë rusë.

Dëmet në kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera janë të pallogaritshme, ndërsa Rusia nga ana e saj nuk raporton për viktima, vetëm për shkatërrim të pajisjeve luftarake, shkruan newsbomb.al.

You may also like...