LIVE: Dita e tetë e agresionit në Ukrainë – Zelensky me tjetër fjalim të fuqishëm, analisti britanik shpjegon se si Rusia ka ndryshuar strategjinë

Në ditën e tetë, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Atje, që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë ka pasur zhvillime të shumta për të cilat kemi raportuar në kohë reale, por Telegrafi do të vazhdojë t’ua sjell edhe më tej zhvillimet e fundit minutë pas minute në hapësirën e mëposhtme e dedikuar për raportin në kohë reale. /Telegrafi/

Manovra e radhës e Dodik, u përpoq të ndikonte në votën e ambasadorit të BeH në OKB për rezolutën rreth Ukrainës – u ndihmua nga rusët

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik krijoi një precedent skandaloz në politikë kur u përpoq të ndërhynte në Kombet e Bashkuara (OKB) përmes një vendi tjetër – Misionit të Federatës Ruse.

Këtë e konfirmon një letër e ambasadorit rus në OKB, Vassily Nebenzi, i cili më 28 shkurt ia përcjell letrën e Dodikut, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Ai përfitoi gjithashtu nga rasti për të kritikuar ambasadorin e BeH, Sven Alkalaj.

Për të lexuar lajmin e plotë ku do të zbuloni se çfarë kishte shkruar Dodik, përkatësisht letrën e zbuluar nga mediat boshnjake.

You may also like...