“Stop këtu Putin”, ‘Sulltani’ Erdogan e acaron shumë Putinin me goditjen e fundit që i bëri

Premtimi i turqisë për të bllokuar disa luftanije ruse që të kalojnë në ujërat e saj drejt detit të zi, gjatë krizës së Ukrainës, mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me NATO-n edhe pse rrezikon raprezalje nga Moska.

Por një shtim i numrit të anijeve ruse që presin të kalojnë ngushticat turke, do të testojë vendosmërinë e ankarasë gjatë ditëve të ardhshme dhe do të tregojë se sa larg ajo do të shkojë në tronditjen e bilancit diplomatik delikat të saj mes lindjes dhe perëndimit.

Turqia ka ndryshuar retorikat e saj duke e quajtur sulmin e Moskës mbi Ukrainë, një luftë, të dielën, një lëvizje kjo që do ta lejonte ankaranë të përdorte pjesë të një marrëveshjeje ndërkombëtare për të kufizuar lundrimin e disa luftanijeve ruse nga Mesdheu në detin e zi. Kjo do të mund të dëmtonte aftësitë e Moskës për të forcuar aftësitë e forcave detare të saj që të sulmojnë ukrainën nga brigjet e detit të zi edhe pse gjithcka varet nga një nen i vetëm i konventës së Montrosë të 1936-ës.

Pakti lejon turqinë të kufizojë tranzitin detar në ngushticat e saj të dardaneleve dhe bosforit në kohë lufte por ka një klauzolë që përjashton anijet që kthehen në bazën e tyre të regjistruar. Të paktën katër anije ruse presin aktualisht vendimin e turqisë për të kaluar nga mesdheu në detin e zi. Dy prej tyre, një fregatë dhe një destrojer, kanë kërkuar zyrtarisht të fillojnë udhëtimin këtë javë. Secila prej tyre pretendon se janë me bazë në detin e zi, cka mund të lejonte vijimin e udhëtimit duke i lënë turqisë pak hapësirë për veprim. Vetëm fakti që turqia e ka quajtur atë që po ndodh Luftë, është një hap i madh. Turqia sipas analistëve, nuk do të donte ta kishte hedhur këtë hap dhe po i jep moskës edhe një shans të fundit për të ndalur agresionin në qytetet ukrainase.

You may also like...