VIDEO/ Ukrainasit bëjnë “shkrumb e hi” 64 milionë dollarë tanke ruse

Ukraina vijon të rezistojë dhe t’i shkaktojë humbje kolosale trupave ruse që kanë hyrë prej 8 ditësh në vend dhe po mundohen ta pushtojnë.

Pas raportimeve për mijëra të vrarë nga ukrainasit, këto të fundit raportojnë se po shkaktojnë humbje edhe në artilerinë ushtarake të Putin. Së fundmi ushtria ukrainase ka djegur 4 tanke ruse. Një tank i vetëm kushton 16 milion dollar, të marrë sëbashku Ukraina i ka shkaktuar 64 milion dollarë ushtrisë ruse në pak minuta.

“Pamjet e ukrainasve duke shkatërruar katër automjetet e kapur të mbrojtjes ajrore 2K22 Tunguska (me sa duket sepse nuk donin të rrezikonin që t’i rimarrë nga rusët). Çdo Tunguska kushton 16 milionë dollarë, pra është 64 milionë dollarë pajisje ruse të djegura në tym.” thuhet në njoftim.

You may also like...