Zelensky me kërkesë për NATO-në: Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt, atëherë më jepni aeroplanë

Presidenti i Ukrainës Vladimir Zelensky ka dhënë një konferencë shtypi ku i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë, raporton BBC, transmeton arbresh.info.

“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt {të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë], atëherë më jepni aeroplanë,” tha ai.

“Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës.”

Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.

Së shpejti do të kemi më shumë linja nga Zelensky./arbresh.info/

You may also like...