SHBA-ja alarmohet, tregon a u lëshua radioaktivitet pas sulmeve ruse në termocentralin bërthamor ukrainas

Shtetet e Bashkuara “nuk kanë arsye të dyshojnë” në pretendimet ruse se ata janë nën kontrollin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya që sulmuan gjatë natës në Ukrainë, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane.

Zyrtari, siç raporton CNN, tha se SHBA beson se nuk ka ndonjë rrjedhje radioaktive dhe se zjarret në ndërtesat aty pranë janë shuar, përcjell lajmi.net.

“Ne nuk kemi kuptuar qartë për natyrën e sulmit ndaj termocentralit, kështu që nuk mund t’ju jap detaje se si ndodhi saktësisht dhe kë përdorën rusët dhe çfarë përdorën ata për të kryer atë sulm ndaj termocentralit. Por gjëja kryesore është që ne nuk shohim ndonjë rrjedhje radioaktive”, deklaroi zyrtari amerikan.

Siç potencon i njëjti, SHBA-ja është “thellësisht e shqetësuar” për qëllimet ruse në lidhje me kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhzhya-s në Ukrainë.

Zyrtari tha se SHBA nuk e di se sa njerëz kanë rusët në uzinë dhe si duket kontrolli i tyre “për sa i përket vazhdimit të operacioneve”. /Lajmi.net/

You may also like...