LIVE/ Dhjetë ditë luftë në Ukrainë,mijëra civilë janë vrarë, Rusia konfirmon hapjen e korridoreve humanitare

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e tij të 10-të.

Derisa numri i viktimave civile është ende i paqartë, agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se më se një milion njerëz kanë ikur nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Raketat ruse kanë synuar gjithashtu kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë më të madh Harkiv, derisa një kolonë masive e blinduar që i afrohet Kievit vazhdon të jetë e bllokuar në rrugë. Një ditë më parë trupat ruse kanë sulmuar gjithashtu centralin bërthamor të Zaporizhja, më i madhi në Evropë.

SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse duke ngrirë asetet ruse.

08:39- Rusia do të dërgojë rreth 1000 mercenarë në Ukrainë, mund të bombardohen disa qytete

Rusia do të dërgojë 1000 mercenarë të tjerë në Ukrainë gjatë javëve të ardhshme, pas paralajmërimeve të një zyrtari të inteligjencës perëndimore se Moska mund të bombardojë disa qytete, një përshkallëzim që mund të çojë në viktima të shumta civile, shkruan CNN

Zyrtari shtoi se SHBA-ja beson se mercenarët tashmë në Ukrainë janë përballur me rezistencë nga ukrainasit dhe se deri në 200 mercenarë të tillë janë vrarë që nga fundi i shkurtit. Ndërkohë, zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë presin që Rusia të rrisë ritmin dhe forcën e goditjeve të saj në qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, duke përfshirë kryeqytetin Kiev.

08:36- U zihet pritë nga forcat ruse, rrëfimi prekës i ekipit të Sky News mes rrezikut

Prej 10 ditësh Ukraina ndodhet nën tensionin e sulmeve nga Rusia. Së fundmi është publikuar një video që tregon momentin kur ekipit të Sky News iu zu në pritë nga një skuadër zbulimi diversante ruse në fillim të kësaj jave ku për pak sa nuk arriti të dilte i gjallë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm 30 km nga qendra e Kievit, një vend i qetë në fshat u bë shpejt një fushë beteje pasi makina me të cilën po udhëtonte grupi me pesë persona u bë objektiv i plumbave rusë.

08:18- Raportohen shpërthime në disa qytete në Ukrainë

Edhe pse në dy qytete është shpallur “armëpushimi i përkohshëm”, lufta vazhdon në të gjithë vendin. Mediat ukrainase kanë raportuar shpërthime dhe sulme ajrore në disa qytete të ndryshme, ndërsa sulmi rus hyn në ditën e tij të dhjetë, shkruan BBC.

Granatimet në qytetin lindor të Sumy, aktualisht i rrethuar nga trupat ruse, u dëgjuan në orën 05:00. Sipas Kyiv Independent janë dëgjuar disa shpërthime në Kharkiv. Një banor i strehuar në një stacion treni postoi në Twitter raketat që goditën disa ndërtesa.

Në Kiev, si dhe në qytetet Sumy, Zhytomyr dhe Chernihiv janë dëgjuar sirenat e alarmit, duke u kërkuar njerëzve të strehohen në vendet më të sigurta.

07:59- Rusia konfirmon hapjen e korridoreve humanitare për dy qytete të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes këtë të shtunë ka bërë me dije se korridoret humanitare do të hapen në orën 10:00 me orën e Moskës nga qytetet Mariupol dhe Volnovakha.

Mediat e huaja bëjnë me dije se sipas njoftimit të fundit nga zyrtarët rus një “moment qetësie” do të zbatohet që popullata civile të largohet nga qytetet. Ministria ruse bën me dije se në lidhje me këtë vendim është rënë dakord me autoritetet ukrainase.

Gjithashtu edhe Ukraina ka konfirmuar armëpushimin, sipas kreu të rajonit Donetsk, Pavlo Kirilenko. Ai gjithashtu tha se administrata e tij aktualisht po punon për detajet e evakuimit.

Ndërkohë më herët, kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko bëri thirrje për një korridor humanitar, për të kaluar shoqëria civile, pas një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse./abcnews.al

07:33- Frikë nga sulmet ruse, më shumë se 1.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi

Që nga fillimi sulmit rus ndaj Ukrainës, më 24 shkurt, më shumë se 1.2 milionë refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi.

Komisioneri i Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka bërë me dije për mediat se nga 1,209,976 refugjatë që kanë ikur, më shumë se gjysma kaluan në Poloni, ndërsa të tjerët janë drejtuar drejt vendeve të tjera fqinje, duke përfshirë Hungarinë, Sllovakinë, Moldavinë dhe Rumaninë.

You may also like...