Lufta në Ukrainë/ Putin nënshkruan projektligjin “drastik”

Presidenti rus Vladimir Putin, ka nënshkruar një projektligj që dënon përhapjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura të vendit.

Projektligji parashikon dënim me 15 vite burg. Ndërkohë disa media të pavarura ruse janë detyruar të mbyllen ditët e fundit pasi sulmet në Ukrainë i kanë përshkruan pushtim, ndërsa Kremlini nga ana e tij e konsideron operacion special ushtarak në Ukrainë.

Gjithashtu Puti nënshkroi edhe një projektligj i cili do të lejonte gjobë ose burgim për thirrjet për sanksione ndaj Rusisë.

You may also like...