“Putini po Cmendet”/Ukraina furnizohet me dronë më të avancuar turq

Një numër i dronëve turq Bayraktar TB2 u dorëzuan në Ukrainë të martën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

“TB2-të e rinj Bayraktar tashmë kanë mbërritur në Ukrainë dhe janë zhvendosur në pozicione luftarake”, thuhet në deklaratë. Gjithashtu u vu në dukje se raketa shtesë anti-tank Javelin dhe raketa anti-ajrore Stinger ishin vendosur në vijën e frontit derisa vazhdon pushtimi rus i Ukrainës.

Dronët shtesë Bayraktar do të plotësojnë të 12-tat që tashmë posedon Ukraina. Në total, Kievi porositi 48 dronë nga Turqia; është e paqartë se sa janë dorëzuar në grupin më të fundit.

Bayraktar është një mjet ajror pa pilot i lehtë i pajisur me raketa kundër armaturës ajër-tokë.

Droni është përdorur më parë në Lindjen e Mesme dhe në Nagorno-Karabakh, rajoni i kontestuar midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi të cilin të dy vendet zhvilluan luftë të shkurtër në fund të vitit 2020. Azberbajxhani i përdori ato kundër ushtrisë armene.

You may also like...