Televizioni i pavarur në Rusi mbyllet, pas kërcënimeve nga pushteti, (VIDEO)

TV Rain, një nga të paktat media të pavarura të mbetura në Rusi, njoftoi se do të mbyllet pas kërcënimeve nga autoritetet ruse për mënyrën se si kanë raportuar për luftën në Ukrainë.

Para se të ndalej transmetimi për kohë të pacaktuar, në televizion u mbajt edicioni i plotë i lajmeve i cili u përmbyll me një protestë simbolike.

Në fund të tij i gjithë stafi u mblodh në deskun informativ ku moderatorët e lajmeve dëgjohen duke thënë “Jo luftë”, derisa të gjithë largohen së bashku.

Imazhi i studios së zbrazët u zëvendësua nga logoja e stacionit televiziv, përpara transmetimit të pamjeve të vjetra nga shfaqja e baletit “Liqeni i Mjellmave” të Tchaikovskit.

“Liqeni i Mjellmave” ishte një mesazh për rusët që të mund të kujtonin grusht shtetin e gushtit 1991, kur, në pamundësi për të raportuar lajmet, stacionet televizive thjesht transmetuan shfaqje të baletit për tre ditë pa pushim.

You may also like...