VIDEO/ 5 avionë dhe 4 helikopterë të rrëzuar brenda ditës, raketat e Perëndimit i përgjigjen aviacionit rus në Ukrainë

Kjo e shtunë duket të jetë një ditë e zezë për aviacionin rus në Ukrainë, të cilët deri më tani kanë humbur disa avionë dhe helikopterë që prej mëngjesit.

Sëfundmi raportohet për dy avionë të tjerë të rrëzuar, ku pilotët janë kapur të gjallë.

Më i fundit është piloti i quajtur Aleksey Sergeevich, i cili u hodh nga avioni i tij në flakë në zonën e Mikolaivit.

Në total, vetëm sot janë rrëzuar 5 avionë, 4 helikopterë dhe 1 dron, si më poshtë:

-1 avion Su-30SM

– 2 avionë Su-34

– 2 avionë Su-25

– 2 helikopterë Mi-24/35

– 2 Helikopterë Mi-8

– 1 dron Orlan

You may also like...