Marina ruse në aksion masiv: Ndjeni fuqinë e forcave Ruse, ajo ka gjithqka në dor për të shkatërruar xhdo gjë

Agresioni rus tashmë është në javën e dytë. Situata po bëhet çdo orë e më shkatërruese dhe drita në fund të tunelit nuk po shihet.

Shumë analistë ushtarakë dhe politikë me famë botërore pranojnë se është pothuajse e pamundur të mendohet për një skenar që nuk është i zymtë.

Sipas mendimit të tyre, janë pesë opsione në tryezë – një luftë e gjatë, një më e shkurtër ose një luftë evropiane dhe dy vështirë të arritshme – rënia e presidentit rus Vladimir Putin ose një zgjidhje e paimagjinueshme diplomatike për momentin.

Analistët përmendin një luftë të shkurtër dhe të mprehtë si skenarin e parë të mundshëm. Sipas tyre, Rusia godet fort pa u menduar shumë. Fokusi është në sulmet pa dallim artilerie dhe raketash anembanë Ukrainës. Aviacioni rus, i cili ka luajtur një rol të papërfillshëm deri më tani, do të nisë sulme ajrore shkatërruese, raporton bbc.

Në këtë skenar, do të pasojnë sulme masive kibernetike ndaj Ukrainës dhe objektivi do të jetë infrastruktura kryesore kombëtare. Furnizimi me energji elektrike dhe rrjetet e komunikimit do të ndërpriten. Kievi do të bjerë brenda pak ditësh dhe qeveria ukrainase do të zëvendësohet nga një regjim kukull pro-Moskës.

Për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të kishte dy zgjidhje – vdekja ose drejtimi i qeverisë në mërgim.

Ky rezultat nuk është aspak i pamundur, por do të varet nga disa faktorë që ndryshojnë çdo ditë: lufta e forcave ruse, masiviteti i atyre forcave dhe shpirti luftarak i Ukrainës, i cili dalëngadalë po zbehet.

You may also like...