Video/ Bombardohet Kievi, njerëzit ju ikin shpërthimeve gjatë raportimit LIVE të ABC
Gazetari i ABC, Taulant Kopliku ka sjellë një tjetër video ku tregon se çfarë po ndodh në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev.
Siç shihet dhe dëgjohet në video ka luftime në afërsi të Kievit, ku pala ruse ka nisur bombardimet.
Lexo Edhe:
Ndërkohë që gazetari raporton për shpërthime të fuqishme flet për njerëz që vrapojnë në rrugët e Kievit për t’i shpëtuar bombardimeve.
‘Sapo kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme njëri-pas tjetrit. Ka luftë në afërsi të Kievit, ka luftë në afërsi të qytetit dhe njerëz që vrapojnë’, dëgjohet tek flet Taulant Kopliku ndërsa komenton videon.