Zot i madh! Sapo kishte kënduar në një lokal në Lezhë, kush është këngëtari nga Hasi që humbi jetën bashkë me të fejuarën

Shkumbin Brati është 20-vjeçari i cili humbi jetën në mënyrë tragjike mesnatën e kaluar në autostradën e Laçit, në aksin Fushë Krujë-Milot.

20-vjeçari me origjinë nga Hasi ishte këngëtar i muzikës popullore dhe djali i këngëtarit të njohur në Has, Përparim Brati. Mbrëmjen e kaluar i riu dhe e fejuara e tij Almeina Karaj vetëm 16-vjeçe kishin qenë në një lokal në Shënkoll të Lezhës ku Brati ishte ftuar për të kënduar.

Gjatë kohës që ishin në lokal 16-vjeçarja ka postuar foto të fejuarit të saj i cili po këndonte. Pasi kanë mbaruar festën ata kanë qenë duke u kthyer drejt Tiranës kur janë përplasur me një makinë tjetër.

Kujtojmë se nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasit Artan Alushi 30-vjeç, Alfred Dika 39 vjeç, Shkumbin Brati 20-vjeç, Almenia Karaj 16 vjeç.

You may also like...