‘Armiku nuk do e besojë dot’/ Ministri i mbrojtjes së Ukrainës tregon çfarë po ndodh dhe jep lajmin e mirë

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov tha se kohët e fundit ka pasur përparim të rëndësishëm sa i përket furnizimit të armëve në Ukrainë dhe se armiku do të befasohet.

Siç shkruan vetë ministri në Facebook, në tre ditët e fundit në Ukrainë janë dorëzuar ose kontraktuar mbi 50 mijë helmeta dhe jelek antiplumb.

Gjithashtu autoritetet ukrainase njoftojnë se kanë marrë nën kontroll qytetin Chuhuiv, që ndodhet në lindje.

Sipas një deklarate nga forcat e armatosura të Ukrainës, ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha në ushtarë dhe pajisje. Këtë lajm e raporton “The Guardian”.

You may also like...