‘Babi të lutem mos vdis’, ushtarët rus vrasin ukrainasin në mes të rrugës (Video)

“Babi të lutem mos vdis”, bërtet me të madhe një zë është një djalë që humbi të atin në mes të rrugës nga dora e ushtarëve rusë, atyre që nuk “sulmojnë popullsinë civile”.

Djali që regjistroi pamjet rrëqethëse, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat lokale, ishte duke filmuar nga sedilja e pasagjerit, kur makina, shofer i së cilës ishte i ati, ndaloi anës rrugës pasi u ndesh me një autokolon ruse.

“Dil dhe shtrihu”, ulëriti një zë! “Dëgjon? Dil direkt jashtë!”

Si mund të mos i bindej burri? Iu bind! Me shpresën se mund të shpëtonte jetën e tij dhe të djalit, që e priste në sediljen e pasagjerit.

Por ajo çka gjeti ishte vdekja! Pas të shtënave u dëgjua vetëm dhimbje…dhimbja pa masë, ta qara me dënes dhe gjak i pafajshëm ukrainas.

‘Babi! Babi! Të lutem mos vdis, qëndro me mua”, bërtet djali, teksa me kamer në dorë shkon me vrap pranë të atit.

Kështu humbi jetën një tjetër ukrainas!VIDEO

You may also like...