E FUNDIT/ Përfundon raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, ja çfarë u vendos

Ka përfunduar raundi i tretë i bisedimeve mes delegacionit ukrainas dhe atij rus në Bjellorusi. Mësohet se nuk është arritur një marrëveshje dhe palët kanë theksuar se do të mblidhen sërish.

Në fokus të bisedimeve të sotme ishin korridoret humanitare, për të lejuar civilët ukrainas të shpëtojnë nga veprimet ushtarake, ndërsa bombardimet ruse vijojnë në shumë qytete ruse.

Gjatë natës të së dielës, një propozim i ri nga Rusia u cilësua “i papranueshëm” nga zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, pasi u bë e qartë se njerëzve që ikin nga Kievi do t’u ofrohet kalim i sigurt në aleatin e Rusisë, Bjellorusinë, ndërsa ata në Kharkiv do të kenë një korridor që të çon në Rusi
ga katër qytetet e përmendura, vetëm ato më të voglat – Mariupol dhe Sumy – kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës. Një zëdhënës i Presidentit të Ukrainës Zelensky e quajti këtë “një histori krejtësisht imorale”.

Më shumë se 1.7 milionë ukrainas janë larguar deri më tani nga vendi i shkatërruar nga lufta, ndërsa pushtimi vazhdon në ditën e saj të 12-të.

You may also like...