LIVE/ Dita e 12-të e luftimeve, Rusia dhe Ukraina ulen sot në tavolinë.

Sot është gdhirë dita e 12 e luftimeve në Ukrainë. Rusia vijon përpjekjet për të hyrë në zemër të Kievit dhe për të marrë në dorë kontrollin e qytetet dhe rrjedhimisht edhe të gjithë Ukrainës. Deri më tani rezistenca ukrainase ka bërë që ushtria ruse të pësoje humbje të mëdha. Sot pritet një raund i tretë bisedimesh.

Por çfarë po ndodh në Ukrainë?

-Rusia thotë se po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve – kjo vjen disa ditë pasi përpjekjet e ngjashme në Mariupol dështuan pas bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord, sipas Ukrainës.

-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve, pasi një sulm rus të dielën në Irpin vrau një familje të re.

-Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.

-Ka pasur bombardime të reja ruse në qytetin port jugor të Mykolaiv.

-Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do t’i japë Ukrainës 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë në mes të pushtimit rus.

-Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008 pasi SHBA tha se po diskutonte një embargo të mundshme ndaj furnizimeve ruse me aleatët e saj.

09:05- Ukraina: Kemi rimarrë kontrollin e Chuhuiv

Forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e Chuhuiv, sipas një deklaratë të zyrtarëve ukrainas. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e Kievit kishin rimarrë kontrollin e qytetit pas pushtimit nga forcat ruse, shkruan BBC

Zyrtarët ukrainas pohuan gjithashtu se dy komandantë rusë janë vranë gjatë betejës për qytetin. Chuhuiv ndodhet rreth 23 milje larg nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, i cili ka qenë nën bombardimet e forcave ruse për më shumë se një javë.

08:55- Zelanda e Re vendos sanksione kundër 100 oligarkëve rusë

Në një lëvizje të paprecedentë, Zelanda e re ka vendosur sanksione kundër disa personave më të pushtetshëm në Rusi, shkruan The Guardian

Të hënën, vendi shpalli një listë të re sanksionesh që synojnë dhjetëra shtetas rusë. Kryeministrja Jacinda Ardern tha se sanksionet përfshijnë ndalim udhëtimi për 100 oligarkë rusë, duke ndaluar jahtet, anijet dhe avionët e regjistruar në Moskë që të hyjnë në hapësirën ajrore ose ujërat e Zelandës së Re.

08:48- Kriza e karburanteve, çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë në 13 vite

Stoqet kanë shënuar sërish rënie të hënën pas rritjes së çmimit të naftës në nivelin më të lartë në 13 vite. Në Azi, Indeksi Hang Seng i Hong Kongut u ul deri në 5%. Nikkei 225 i Japonisë ra me 3.6%. Kospi i Koresë së Jugut ra me 2.5%. Shanghai Composite i Kinës ra me 1%, shkruan CNN

Në tregun amerikan, DoW ra 450 pikë, ose 1.3%. ndërsa S&P 500 dhe Nasdaq ranë përkatësisht me 1.6% dhe 2%. Nafta ka shënuar rritjen më të madhe që nga 2008, me më shumë se 7%. Nafta e papërpunuar Brent gjithashtu u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2008, me 8% në 127,66 dollarë për fuçi.

Çmimi naftës shënoi rritje pas deklaratës së sekretarit amerikan Antony Blinken, i cili tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me aleatët e saj në Europë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse në një përpjekje për të ndëshkuar më tej vendin.

“Masa pritet të përkeqësojë më tej çekuilibrin ofertë-kërkesë në një treg tashmë të ngushtë të naftës,” shkroi Yeap Jun Rong, një strateg tregu për IG Group.

“Rritja e çmimit të naftës mund të përbëjë një kërcënim për marzhet e firmave dhe perspektivën e shpenzimeve konsumatore, në një kohë kur Fed do të përballet me presion më të madh,” shtoi ai.

08:28- Lufta në Ukrainë, Zelensky: “Nuk do të falim dhe nuk do të harrojmë”

Gjatë një fjalimi, Zelenskiy paralajmëroi se do të ndëshkonte ata që kanë kryer mizori në Ukrainë , duke shtuar se “i vetmi vend i qetë” që i pret ata do të ishte varri.

“Ne nuk do të falim shtëpitë e shkatërruara. Raketat që kanë goditur qytetet tona, popullin dhe fëmijët tanë. Ne nuk do të falim pushkatimin e njerëzve të paarmatosur. Shkatërrimin ë infrastrukturës sonë.

Dhe Zoti nuk do t’i falë këto mizori, as sot as nesër as kurrë. Nuk mund të fshihesh nga ky realitet. Nuk mund të fshihesh nga vrasjet në Ukrainë”, tha Zelensky.

08:20- Rusia premton hapjen e korridoreve të reja humanitare për evakuimin e civilëve

Rusia do të hapë korridore të reja humanitare në qytete të shumta të Ukrainës të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve, sipas mediave shtetërore, shkruan BBC

Armëpushimi pritet të fillojë nga ora 10:00, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, në Kiev, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy. Të gjitha këto qytete janë aktualisht nën pushtimin rus.Gjatë fundjavës, dështuan përpjekjet për evakuimin e civilëve nga Mariupol në juglindje të vendit.

Sipas zyrtarëve ukrainas, kjo për shkak se Rusia vazhdoi bombardimin e qytetit gjatë armëpushimit.

You may also like...