Putin tradhtohet nga njerëzit e tij: Marinsat injorojnë urdhrat dhe refuzojnë të suImojnë qytetin ukrainas

Marinsat rusë kanë marrë kontrollin mbi anijet luftarake të Putinit dhe kanë refuzuar të sulmojnë një qytet ukrainas, duke u kthyer në shtëpi në Rusi. Një flotë anijesh luftarake ishte gati të zbarkonte në qytetin port ukrainas të Odesa-s dhe të fillonte bombardimet kur parashutistët rusë dyshohet se u larguan pasi injoruan urdhrat e eprorëve të tyre. Mediat ukrainase pretendojnë se një trazirë shpërtheu në anijet luftarake, të mbushura me trupa ruse me bazë në Krimenë e afërt.

Në të njëjtën kohë, një numër helikopterësh dhe dronësh rusë po fluturonin mbi plazhin Luzanivka, duke u përgatitur për ulje. Por, pak para një sulmi të gjithanshëm rusët thuhet se ranë në kontakt me ukrainasit dhe u kërkuan atyre që t’i lejonin të largoheshin të padëmtuar nga gjiri.Diplomati ukrainas në pension, Olexander Scherba, duke ndarë lajmin në Twitter, shkroi:“Mbrëmë një grup i madh luftanijesh ruse do të niste zbarkimin në plazhet e Odesës. Ata iu afruan bregdetit. Rusia ishte gati të bombardonte plazhin. Ukraina ishte gati të qëllonte kur ata u tërhoqën papritur. Marinsat nga Krimea refuzuan të sulmonin Odesën…

You may also like...