Rusia kërcënon vendet e NATO-s që strehojnë avionët ukrainas

Ministria ruse e Mbrojtjes kërcënoi me luftë çdo vend që pret dhe strehon avionët ushtarakë të Kievit, duke e drejtuar gishtin nga Rumania për t’i thënë se rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha disa avionë luftarakë ukrainas ishin strehuar në Rumani dhe fqinjët e tjerë të Ukrainës, të cilët ai nuk i identifikoi.

Lexo Edhe:
Ai paralajmëroi se nëse këta avionë luftarakë sulmojnë forcat ruse nga territori i tyre, mund të konsiderohet si angazhim i këtyre vendeve në konfliktin ushtarak.
“Ne e dimë se avionët luftarakë ukrainas kanë fluturuar në Rumani dhe vende të tjera fqinje. Përdorimi i rrjetit të aeroporteve të këtyre vendeve për strehimin e aviacionit ushtarak ukrainas, me përdorimin e mëvonshëm të forcës kundër ushtrisë ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur”, tha Konashenkov.

Zëdhënësi pohoi gjithashtu se praktikisht të gjithë avionët luftarakë të Ukrainës janë shkatërruar.

You may also like...