LAJMI I FUNDIT/ Lufta në Ukrainë, Koreja e Jugut merr një vendim

Koreja e Jugut po zhvendos ambasadën e saj në Ukrainë nga Kievi në një “zonë të sigurt,” tha të mërkurën Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ndërsa trupat ruse shtojnë sulmin e tyre në kryeqytetin ukrainas. Ministria nuk bëri të ditur destinacionin e ambasadës, duke përmendur arsye sigurie.Ambasada do të rifillojë funksionimin sapo të vendoset në vendndodhjen e re, tha ministria. Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut Chung Eui-yong foli me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba me telefon të mërkurën, sipas ministrisë. Pas kërkesës së Ukrainës, Koreja e Jugut do të dorëzojë furnizime mjekësore urgjente duke përfshirë pajisje personale mbrojtëse, komplete të ndihmës së parë, doreza, maska ​​dhe batanije raporton “CNN”.
Kjo përveç 10 milionë dollarëve të mbështetjes humanitare të premtuar tashmë, tha ministria. Ministrat ranë dakord të garantojnë sigurinë e shtetasve të të dy vendeve në Ukrainë dhe Korenë e Jugut. Koreja e Jugut ka dhënë zgjatje qëndrimi për ukrainasit që ndodhen atje.

You may also like...