LIVE/ Vritet gjenerali rus, Rusia kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë. Zelenskyy “nuk ka frikë nga askush”

Sulmi rus kundër Ukrainës ka hyrë në ditën e tij të 13-të pas atyre që autoritetet ukrainase i përshkruan si bombardime të intensifikuara të qyteteve të rrethuara dhe një tjetër përpjekjeje të dështuar për të nisur evakuimin e qindra mijëra civilëve nga zonat e rrethuara nga forcat ruse, duke përfshirë portin jugor të Mariupolit.

Rusia njoftoi një tjetër armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar civilët të largohen nga Ukraina të hënën, por asgjë nuk ka ndodhur deri më tani.

Dy përpjekjet e mëparshme për armëpushim kanë dështuar dhe forcat ruse vazhdojnë të godasin qytetet ukrainase me raketa. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për një bojkot global të të gjitha produkteve ruse, përfshirë naftën, përpara një raundi të tretë bisedimesh midis zyrtarëve rusë dhe aktyre ukrainas të planifikuar për të hënën.

Kremlini ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë dhe ka paralajmëruar se çmimi i naftës mund të rritet në 300 dollarë për fuçi nëse aleatët perëndimorë rritin luftën e tyre ekonomike kundër Rusisë duke ndaluar importet e energjisë.

10:24 – “Po lenë kockat në tokat tona”, Ukraina: Kemi vrarë 13 mijë rusë, qindra tanke të shkatërruar
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka bërë bilancin e humbjeve që i kanë shkaktuar armikut rus. Deri më tani sipas përditësimit kanë vrarë 12 mijë ushtarë, shkruan skynews

Më shumë se 300 tanke, si dhe 1036 automjete ushtarake të blinduara janë shkatërruar, sipas forcave ukrainase.

Rikujtojmë që Rusia njoftoi javën e kaluar se 498 trupa rusë kanë humbur jetën gjatë luftimeve.

Bilanci;

–personel- më shumë se 12 trupa

– tanke- 303

– mjete të blinduara ushtarake: 1036

– sisteme artilerie: 120

-raketa: 56

– sisteme të mbrojtjes ajrore- 27

You may also like...