“Nëse vazhdoni me luftën ekonomike ndaj Rusisë, do ju…”/ Vladimir Putin KËRCËNON Evropën!

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që kufizon importin dhe eksportin e një liste mallrash dhe lëndësh të para “për sigurinë e Federatës Ruse”.

Ky lajm është bërë me dije nga agjencia Interfax, pa specifikuar se për cilin mall dhe lëndë të parë bëhet fjalë.

Më herët Kremlini ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë dhe ka paralajmëruar se çmimi i naftës mund të rritet me 300 dollarë për fuçi nëse aleatët perëndimorë rritin luftën e tyre ekonomike kundër Rusisë duke ndaluar importet e energjisë.

You may also like...