Përmes telefonave mobilë, ukrainasit u dërgojnë ushtrisë koordinatat e rusëve, këta të fundit e pësojnë

Një kolonë me mjete ushtarake të ushtrisë ruse ka qenë cak i bombardimit të Mbrojtjes ushtarake të Ukrainës të cilët i kanë bombarduar falë koordinatave të dhëna nga qytetarët ukrainas, raporton Gazeta Express.
Diplomati ukrainas dhe ish-amabsadori i Ukrainës në Austri ka publikuar pamje të ushtrisë ruse në flakë teksa ka shkruar se ukrainasit me telefonat e tyre celularë po ua dërgojnë koordinatat ushtrisë ukrainase se ku ndodhen rusët.

“Kudo që ushtria ruse vjen aty janë ukrainasit me telefona celularë duke ua dërguar koordinatat ushtrisë së Ukrainës. Mund të ikin por s’mund të fshehën”, ka shkruar ai.,,,,,

Një tjetër llogari në Twitter që merret me lokacionet në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës ka postuar poashtu fotografi nga vendi ku mjetet ushtarake ruse goditen nga ushtria ukrainase……

You may also like...