Putin po e kërkon të gjallë ose të vdèkur/ Kjo e pret sot Presidentin e Ukrainës, raportohet se do lidhet me Britaninë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të mbajë një fjalim virutal nesër për parlamentin britanik. Sipas BBC, Zelensky do të flasë të martën në orën 17:00.
Britaniku Lindsay Hoyle thotë se Volodymyr Zelensky do të flasë me deputetët e Mbretërisë së Bashkuar nga Kievi.

“Zelensky do të na flasë drejtpërdrejt nga Ukraina, kështu që kjo është një mundësi e rëndësishme për Dhomën e Përfaqësuesve”, thuhet në një deklaratë nga Hoyle.

Zelensky do të flasë në gjuhën ukrainase dhe deputetët do të dëgjojnë përkthime në anglisht përmes kufjeve. Kujtojmë se Moska dhe Kievi mbyllën sot raundin e tretë të bisedimeve.

Ukraina thotë se ka zhvillime të vogla pozitive ndërsa Rusia thotë se do bisedojnë sërish. Këshilltari i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, tha se ka përmirësim në lidhje me korridoret humanitare.

Kujtojmë se prej datës 24 shkurt, Rusia nuk ndalet me sulmet mbi Ukrainë duke shkaktuar viktima dhe të plagosur ndërsa 1.7 milionë ukrainas janë larguar nga vendi.

You may also like...