“Ujqërit” e Ukrainës i paraIajmërojnë rusët: “Nuk do kemi mëshiɾë për ju!”

Sipas zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, sulmet ruse shkaktuan vdekjen e më shumë se 200 civilëve gjatë ditës së djeshme. Kjo gjë mesa duket ka nxitur zemërimin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Me anë të një postimi në Facebook, “ujqërit” e Ukrainës kanë paralajmëruar rusët se s’do të ketë më mëshirë për ta.Ata theksojnë faktin se Rusia po sulmon nga larg dhe për pasojë nuk mund t’i shohin fëmijët dhe të rriturit se çfarë po përjetojnë.“Vëllazëria SSO e Ukrainës i dërgon përshëndetjet e saj artilerisë ruse! Ne ju përgëzojmë: pasi bombardove qytetet tona paqësore, të afërmit tanë, fëmijët, të dashurit tanë, ju, krimba, u bëtë objektivi ynë numër një. Ne ju shpjegojmë, Vanki: ju duket se jeni larg dhe qëlloni në objektiva që nuk mund t’i shihni. Ju nuk shihni fëmijë të vegjël, pleq, shtëpi, kopshte, shkolla dhe spitale, pasi të gjitha këto janë vetëm qëllime për ju…

You may also like...