‘Vdekje armiqve!’: Njihuni me gratë që kanë vendosur të luftojnë për Ukrainën

Autoritetet ukrainase kanë shpërndarë një video të një grupi grash të veshura me veshje ushtarake dhe duke mbajtur armë.

“Për çdo fëmijë, grua, plak, shtëpi të rrënuar, rrugë, edhe hambar do t’ju qëllojmë si qen të tërbuar”, thonë ato në një mesazh të fuqishëm drejtuar forcave ruse, përcjell Telegrafi.

“Lavdi Ukrainës! Vdekje armiqve!”.

Burrave të aftë për luftë u është thënë se nuk mund të largohen nga Ukraina dhe inkurajohen fuqimisht të luftojnë, por gratë lejohen të largohen.

Megjithatë, disa kanë bërë zgjedhjen të qëndrojnë dhe të luftojnë. /Telegrafi/

You may also like...