Aspak nuk ia ka frikën Rusisë ky shtet dërgon 1000 armë antitank dhe 500 raketa tokë-ajër në Ukrainë!

Gjermania do të dërgojë 1000 armë antitank dhe 500 raketa tokë-ajër në Ukrainë, duke shënuar një ndryshim të plotë në politikën kufizuese të eksportit të armëve të Berlinit, njoftoi pak më parë kancelari gjerman Olaf Scholz.

Gjermania prej muajsh është nën kritika të ashpra për përgjigjen e saj të dobët për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Qeveria tha se përgjegjësitë e saj historike e penguan atë të dërgonte armë në zonat e konfliktit dhe më parë kishte bllokuar aleatët e tjerë të NATO-s që të transferonin armë me ‘origjinë’ gjermane në Ukrainë.
Gjermania ka pranuar edhe që Rusia të përjashtohet nga SWIFT.

“Është detyra jonë të bëjmë çmos për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër ushtrisë pushtuese të Putinit. Kjo është arsyeja pse ne po furnizojmë 1000 armë antitank dhe 500 raketa për miqtë tanë në Ukrainë”, shkroi Scholz në Twitter.

SHARE

You may also like...