Edi Rama reagon sërish nga Dubai: Jeni në stres të madh, por ne po ju mbrojmë!

Edi Rama ka reaguar sërish në Facebook, për rritjen e çmimeve.

Ai i është drejtuar qytetarëve shqiptarë se e mirëkupton stresin e kësaj kohëm por mos të reagojnë mbrapsht.
Sipas tij, qeveria po i mbron familjarët nga çmimi i lartë i energjisë.

Rama shkruan në Facebook:

E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht: QEVERIA KE VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILJARËT DHE BIZNESIT E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!

SITUATA NE UKRAINE PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet.

You may also like...