Konflikti/ Zelensky: Vetëm duke u përballur kokë më kokë me Vladimir Putinin mund të marrë fund lufta, por jo duke tradhtuar vendin tim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vendi i të cilit po lufton prej 14 ditësh me agresorin rus, ka deklaruar se objektivi i tij kryesor është që t’i jap fund luftës me Rusinë. Duke folur në një intervistë për gjermanen Bild, Zelensky ka bërë të ditur se ai është i gatshëm për të ndërmarrë hapat e duhura që çojnë drejt një kompromisi me Moskën por pa tradhtuar vendin e tij. zele

“Në çdo negociatë qëllimi im është t’i jap fund luftës me Rusinë. Jam i gatshëm të ndërmarr hapat e duhur për të arritur një kompromis por këto hapat nuk do të ndërmerren duke tradhtuar vendin tim”, u shpreh ai për median gjermane.

Zelensky vuri në dukje gjithashtu se edhe Moska duhet të jetë e gatshme për të lëvizur drejt një kompromisi politik dhe kjo është e vetmja mënyrë sipas tij, për të dalë nga konflikti i përgjakshëm. Ndërsa shtoi se vetëm duke u përballur kokë më kokë me Vladimir Putinin, kjo luftë mund të marrë fund.

“Edhe pala tjetër duhet të jetë e gatshme të lëvizë drejt një kompromisi. Vetëm në këtë mënyrë mund të dalim nga kjo situatë. Për të tjerat nuk mund të flas ende për detaje. S’ka ende dhe nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes presidentëve. Vetëm pas bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy presidentëve mund t’i japim fund kësaj lufte”, përfundoi ai.

You may also like...