Lajm i fundit/ Merret peng deputetja

Trupat eruse raportohet se hynë në shtëpinë e Leila Ibragimova, deputete e këshillit rajonal të Zaporizhia – Ukrainë, dhe e çuan atë në një vend të panjohur.

Lajmin e konfirmoi një zyrtar ukrainas, Eskender Bariev, përmes një postimi në FB.

“Sot, Në Melitopol, në orën 6 të mëngjesit, njerëz me uniforma ushtarake ruse hynë në shtëpinë e Leila Ibragimova,

deputete e Këshillit Rajonal të Zaporizhia, përfaqësuese e popullit indigjen të Krimesë, drejtoreshë e Muzeut Rajonal të Melitopolit.

Leila Ibragimova është dërguar në destinacion të panjohur”, shkroi ai.

Bariev shtoi se deputetes i është kontrolluar shtëpia dhe i janë sek uestruar telefonat.

You may also like...