Putin po dështon? Ukraina: “I kemi rrëzuar avionët Iuftarakë rusë!”

Forcat ushtarake ukrainase kanë rrëzuar dhe shkatërruar shumë avionë rusë duke bërë që armiku të pësojë disfata në qarkullimin e mjeteve të tyre ajrore. Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka bërë të ditur se “ ushtria ukrainase ka gëzuar sukses të konsiderueshëm kundër avionëve luftarakë modernë të Rusisë”, Në përditësimin e fundit të inteligjencës mbi pushtimin rus, ministria tha se Ukraina ka penguar.
Rusinë në synimin për të pushtuar Ukrainën nga ajri. “Lufta në veri-perëndim të Kievit mbetet e vazhdueshme me forcat ruse që nuk arrijnë të bëjnë ndonjë përparim të rëndësishëm”, shtohet në deklaratë. Në një përditësim të veçantë të postuar të mërkurën, ministria paralajmëroi se qytetet ukrainase të Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbeten “të rrethuar nga forcat ruse dhe vazhdojnë të vuajnë nga granatimet e rënda ruse”.

You may also like...