Si do vdesin Muslimanët e fundit në Tokë,Allahu do të lëshojë nga Jemeni një erë më të butë.?

ERA E KËNDSHME PËR MYSLIMANËT E FUNDIT
Pasi Islami të jetë përhapur shumë e gjerë në mbarë botën si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, ai përsëri do të dobësohet dhe e keqja do të mbizotërojë përsëri. Islami do të hiqet dhe do të zhduket, pasi Isai a.s të vdesë dhë të varoset pranë varrit të Profetit Muhamed s.a.v.s në Medine. Allahu i Plotfuqishëm do t’i bëjë që të vdesin të gjithë njerëzit në zemrat e të cilëve ka pasur edhe një gjurmë besimi dhe pas kësaj në tokë do të mbeten vetëm krijesat më të neveritshme dhe më të këqija mbi të cilat do të zbresë Dita e Kijameti. Gjithashtu, Muslimi na ka transmetuar hadithin nga Ebu Hurejra ku Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Allahu do të lëshojë nga Jemeni një erë më të butë se mëndafshi dhe ajo do t’i pushtojë të gjithë në zemrat e të cilëve besimi është pesha e një atomi.” (hadith no. 7888. Sahih el-Jaami, 3/203, hadith no.3606)
Pra, kjo erë e lehtë që do të fryjë nga Jemeni, do të jetë e këndshme për myslimanët e fundit në tokë, të cilët do të vdesin që të gjithë nga nuhatja e saj. Pastaj, njerëzit do të fillojnë të adhurojnë përsëri idhujt dhe djajtë, deri sa të vijë Dita e Kijametit. Allahu e di më së miri!
Mukbil Shabani

You may also like...