Beteja për Kiev: Ukrainasit dërrmojnë tanket ruse, përparuan në veri dhe çanë rrethimin në Chernihiv

Megjithëse armata ruse ka sulmuar me forca të mëdha drejt Kiev nga tre korridore në veri e verilindje, por në asnjërin prej tyre nuk kanë shpërthyer ende drejt kryeqytetit edhe pas 15 ditë betejë, transmeton Gazeta Metro.
Rusët nuk kanë arritur supremacinë e hapësirës ajrore e tani po kufizohen vetëm në fluturime të natës dhe tashmë edhe konvoji i madh i forcave ruse në veri të Kiev ka ngecur dhe janë rivendosur në male dhe pyje përreth.

Në Chernihiv në verilindje që ishte i rrethuar disa ditë rresht, brigadat ukrainase depërtuan në perëndim të qytetit dhe e shkëputën një korridorin lidhës mes Rusisë dhe Bjellorusisë forcave ruse.

Sipas raporteve të fundit nga fronti të ushtrisë ukrainase, ata kanë regjistruar 12 mijë fatalitete ruse. Ndërsa sipas përllogaritjeve të agjencive të inteligjencës së shteteve europiane janë afër 9 mijë ushtarë rus të vrarë në betejë këto 15 ditë luftë. Tashmë është edhe konfirmuar se ‘vullnetarë’ do t’i basghkohen rusëve në betejë edhe nga ‘Lindja e Mesme’ siç njoftoi Kremlin.

Video xhirime nga fushëbeteja shfaqin dëme të mëdha ndaj njësiteve të mekanizuara ruse. Tanket dhe autoblindat ruse janë pre e zakonshme e ushtarëve ukrainas të armatosur me minahedhësit amerikan të gjeneratës së re ‘Javelin’./gazetametro.net

You may also like...