Dyshohet për raket Ruse/ Shpërthim i fuqishëm në Zagreb, diçka ka rënë nga qielli, vrimë e madhe në asfalt! (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 23 pranë konviktit të studentëve në Sava në Zagreb, njoftojnë mediat kroate.

Shpërthimi i fuqishëm ka shqetësuar banorët e ndërtesave përreth. Urgjenca tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe sipas informacioneve të para nga dëshmitarët okularë duket se diçka ka rënë nga qielli, shkruan gazeta Jutarnji List.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, duke e rrethuar menjëherë zonën, ku është krijuar një gropë e madhe në asfalt. Rruga dhe parkingu përreth janë përplotë me mbeturina dhe asfalt, por ka edhe makina të dëmtuara.

Sipas deklaratave të pakonfirmuara të dëshmitarëve okularë, por edhe video që ka marrë Jutarnji list, në vendin ku ka ndodhur shpërthimi shihen pjesë të avionit.

Një roje sigurie që punonte aty pranë ka theksuar se nuk ka parë asgjë, por është dëgjuar vetëm një shpërthim i fortë.(INA)

You may also like...