Kina ia kthen shpinën Putinit: Refuzon t’i dërgoj pjesë të avionëve

Kina ka refuzuar të furnizojë Rusinë me pjesë të aeroplanëve pasi që sektori i aviacionit rus është goditur nga sanksionet e Perëndimit, ka pranuar një zyrtar nga Moska, shkruan Daily Mail, .Valery Kudinov, një zyrtar federal i agjensionit të transportit ajror, tha se Rusia do të shikoj për alternativa në vende të tjera për të siguruar pjesë të aeroplanëve, përfshirë Turqinë dhe Indinë, sipas agjensive ruse të lajmeve.
Kudinov, që është përgjegjës për të mbajtur certifikatat e sigurisë së aeroplanëve, u citua duke thënë se ndryshimet në marrëveshje erdhën pas dështimit të një oferte për të siguruar pjesë të aeroplanëve nga Kina, e cila më parë kishte ngritur zërin duke shprehur shqetësimet e saj për sanksionet ndaj Rusisë.

You may also like...