Pilotët rus po bien nga qielli me rënie të lirë, iu dhanë me qëllim parashute me defekte për të mos i zënë rob

Një tjetër incident nga fronti i luftës në Ukrainë ku beteja në ajër është po aq e rreptë sa në tokë. Dy incidente të çuditshme janë parë tashmë ku pilotët rus pasi që dalin nga aeroplanët e dëmtuar bien nga qielli dhe vdesin për shkak të parashutave me defekte, transmeton Gazeta Metro.

Sipas një postimi të medias ukrainase është rasti i dytë ky i parë brenda disa ditësh kur pilotët rus dalin nga aeroplani i dëmtuar dhe bien në tokë e vdesin pa ju hapur parashuta.

Sipas një medias ukrainase e cila pretendon që kjo nuk është e rastësishme nga rusët.

“Një tjetër pilot fashist, parashuta e të cilit nuk u hap. Ky është një trend që tregon se pilotëve rusë nuk u jepet mundësia të dalin të gjallë paraprakisht. Kjo për të mos u kapur rob dhe për të mos dëshmuar në një tribunal.”

Rusët nuk kanë arritur supremacinë e hapësirës ajrore e tani po kufizohen vetëm në fluturime të natës dhe tashmë edhe konvoji i madh i forcave ruse në veri të Kiev ka ngecur dhe janë rivendosur në male dhe pyje përreth.

Me 9 qershor ishte regjistruar një rast i ngjashëm mbi Kiev kur një aeroplan ushtarak rus Sukhoi SU-27 u rrëzua dhe piloti doli me kohë por nuk iu hap parashuta./gazetametro.net

You may also like...