Spiunët e Putinit tradhëtojnë çeçenët, ua tregojnë vendodhjen forcave ukrainase

Luftëtarët çeçenë besnikë ndaj Kremlinit po tradhtohen nga spiunët rusë të cilët po ua tregojnë vendndodhjen e tyre forcave ukrainase, ka pohuar një ndihmës i Presidentit Zelensky, raporton The Times.

Oleksei Arestovich tha se FSB “po transmetonte në heshtje” informacione në lidhje me lëvizjet e njësive çeçene.

Javën e kaluar inteligjenca ukrainase tha se një skuadër goditëse çeçene e dërguar për të vrarë Zelenskyn ishte eliminuar në Kiev pasi informacioni iu dorëzua atyre nga spiunë rusë “të cilët nuk duan të marrin pjesë në këtë luftë të përgjakshme”.

Arestovich i sugjeroi Rada TV, kanalit të parlamentit ukrainas, se rrjedhjet e inteligjencës nga Kremlini ishin një përpjekje për të dobësuar Ramzan Kadyrov, 45 vjeç, presidentin çeçen, dhe luftëtarët e tij “si një forcë që ka ende ndikim të rëndësishëm në Rusi”.

Edhe pse Kadyrov, i cili qeveris republikën ruse të Çeçenisë si një çiflig personal, e ka përshkruar veten si “ushtari këmbësor” besnik i Putinit, ai është një pasuri dhe një detyrim për Kremlinin.

You may also like...