Bota sytë nga lufta në Ukrainë, Kina izolon tridhjetë milion njerëz në 13 qytete

Në një kohë që të gjithë i kanë sytë nga lufta në Ukrainë, Kina ka izoluar 13 qytete për shkak të shpërthimit të variantit Omicron.

Dailymail raporton se tridhjetë milion njerëz në 13 qytete janë në izolim.
Rritja e rasteve me COVID, 5,280 në 24 orët e fundit, ka rikthyer masat e reja.
Të paktën 13 qytete janë mbyllur dhe të tjerët janë nën kufizime të pjesshme

Kjo qasje, e cila mbështetet në bllokime të forta e ka lënë Kinën praktikisht të shkëputur nga bota e jashtme për dy vjet, duket e shtrirë në kufi, ndërsa Omicron gjen rrugën e saj në komunitete.

/abcnews.al

You may also like...