Jahti i oligarkut rus në ujërat shqiptare? Qeveria shqiptare zbulon të vërtetën

Disa media të rëndësishme ndërkombëtare, përfshi dhe Reuters, supozuan se jahti i miliarderit rus, Roman Abramoviç, ndodhet i fshehur diku në Shqipëri.

Kanë reaguar menjëherë Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Infrastrukturës.
Sipas ministrive, jahti luksoz “Solaris” është momentalisht duke lundruar në ujëra ndërkombëtare, mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa shtohet se mjeti është nisur nga porti turistik “Marina Montenegro” në Tivar, Mal i i Zi.

“Lidhur me lajmin e publikuar sot në media, për hyrjen në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë, të një mjeti lundrues në pronësi të shtetasit rus, Roman Abramovich, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se:

Nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivar, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe.

Mjeti lundrues i mësipërm, aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagim.

Reauters raportoi sot se të dhënat e gjurmimit të anijes Refinitiv treguan se jahti 600 milionë dollarësh i Abramovich, “Solaris” kishte ndezur motorët në brigjet e Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin “në pritje të urdhrave”.

Destinacioni i tij u raportua të ishte Turqia pas nisjes nga Mali i Zi, por ky destinacion u ndryshua të hënë në mbrëmje.

You may also like...