Bota po merr frymë lirshëm / Lufta mbyllet për disa ditë?? Bisedimet Rusi-Ukrainë rifillojnë me shpresa të reja..

Raundi i katërt i bisedimeve Rusi-Ukrainë nisi ndryshe sot, me palët që kanë komunikuar me njëra-tjetrës në tryeze përmes një lidhjeje video.

Ka shpresa për progres diplomatik, siç e dëshmojnë qartë dhe pohimet e negociatorit ukrainas Mykhailo Podolyak, i cili u shpreh më herët se Moska ka nisur të flasë tashmë në një mënyrë më konstruktive.

“Besoj se brenda disa ditësh, do të mund të arrijmë rezultate te prekshme”, u shpreh ai.

Mykhailo Podolyak: Do të përpiqemi t`i tregojmë se dita e 19-të e luftës, është në fakt dita e 19-të e arritjeve të mëdha të vendit tonë.

Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar- paqe, armëpushim i menjëhershem, tërheqje e të gjithë trupave ruse, dhe vetëm pasi të diskutojmë për marrëdhënie fqinjësie, mund të diskutohet për marrëveshje politike.

Ukraina është shprehur e gatshme të negociojë, por jo të dorëzohet e as të pranojë ultimatum.

Presidenti Volodymy Zelensku gjithashtu tha se ekipet e tij po bëjnë përpjekje për të rregulluar një takim të tij me Vladimir Putin, me të cilin të diskutojë arritjen e paqes.

“E di që është rrugë shumë e vështirë, por është njëkohësisht mjaft e nevojshme”, tha ai.

Rusia ka kërkuar më parë që Ukraina të ndryshojë kushtetutën e saj për të ruajtur neutralitetin në mënyrë që të mos bashkohet dot me NATO-n apo BE-në, të pranojë Krimenë si territor rus e të njohë Donetskun e Luhanskun si territore te pavarura.

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman gjithashtu pohoi se Rusia po jeo shenja vullneti për t’u përfshirë seriozisht në negociatat që synojnë fundin e konfliktit që ka shkaktuar mijëra të vdekur e ka detyruar 2.5 milionë njerëz të shpërngulen.

Leonid Slutsky, një anëtar i lartë i ekipit negociator të Rusisë, i tha rrjetit televiziv shtetëror RT “se po shohim përparim të rëndësishëm në negociata.

Sipas pritshmërive të mia personale, ky progres mund të shndërrohet në ditët në vijim në një qëndrim të përbashkët të të dy delegacioneve dhe ne firmosje dokumentash”.

You may also like...