U kapën rob, Ukraina nxjerr në konferencë për shtyp ushtarët rusë

Pesë ushtarë rusë janë kapur rob gjatë agresionit në Ukrainë, ndërsa ata kanë treguar se janë mashtruar pasi u është thënë se po zhvillojnë një stërvitje ushtarake dhe kërkuan falje për ndërhyrjen e tyre në Ukrainë.
Rekrutët kanë treguar se ata ishin bërë pjesë e ushtrisë ruse vetëm në qershorin e vitit 2021.////

Njëri prej tyre rrëfeu se batalioni ku ai bënte pjesë mbeti pa ushqim dhe pa armatime vetëm pak ditë pas nisjes së pushtimit. Ai tregoi se nga 30 tanke që kishin pasur në fillim, kishin mbetur me vetëm 6.

Aleksandr Morozov, 22 vjeç, nga Moska, tregoi se atyre iu ishte thënë se po stërviteshin në territorin e Rusisë, ndërsa ushqeheshin me racione të pamjaftueshme dhe sipas tij edhe të skaduara.

“Ne u futëm në Ukrainë fillimisht në qytetin Romny, ku na u kërkua që të ngrinim një pikë kontrolli dhe thjesht të kontrollonin automjetet… më pas na kapën rob në qytetin Sumy. Mendova se do të na poshtëronin, nuk do të na jepnin ushqim apo uji, por rezultoi e kundërta. Na dhanë ushqim, vend për të fjetur dhe rroba të ngrohta”, tregoi rekruti rus.

Më tej, 22-vjeçari rrëfeu edhe humbjet e mëdha që pësuan në tokën që tentuan ta pushtojnë. “Ukrainasit janë të fortë. Ata luftojnë si bisha. Avionët e tyre shkatërruan autokolonat tona krejtësisht. Ne pësuam humbje të mëdha, ku u vranë rreshterë, oficerë dhe shumë ushtarë. Ne duam ta ndalojmë këtë. I kërkoj falje Ukrainës që erdha këtu. Unë nuk e dua dhunën. Më vjen shumë turp për këtë që ka ndodhur”.

Aleksandr Morozov tha se Vladimir Putin po gënjente kur u shpreh se në ushtrinë ruse që është futur në Ukrainë nuk ka rekrutë……

You may also like...