I riu nga Fieri dhuron 10 EURO për Ushtrinë e Kosovës, Raiffaisen Bank i mban 17 mijë lekë KOMISION

Pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore. Ky fond, i cili nuk dihet nëse është hapur për të fituar vetë Kurti, apo siguria e Kosovës, filloi që të ‘fryhej’ që në ditët e para, pasi shumë shqiptarë të Kosovës filluan të kontribuonin, madje edhe me shifra shumë të larta.
Për këtë, u hap edhe një numër llogarie, ku mund të kontribuonin edhe personat që janë jashtë Kosoëvës, mes tyre edhe shqiptarët e Shqipërisë. Por, një i ri nga Fieri, i cili me dëshirë të madhe ka dërguar vetëm 10 Euro për sigurinë e Kosovës, është habitur kur Raiffassen Bank i ka mbajtur më shumë komision se ajo vlerë që ka dërguar. Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, i riu nga Fieri ka dërguar 10 Euro dhe komision i është mbajtur më shumë se 1700 lekë të reja.

Ai thotë për JOQ se nuk kërkon mbrapsht asgjë, por është e turpshme, kur shqiptarët bëhen bashkë për një qëllim të vidhen kaq hapur.

Qytetari shkruan:
Prsh JOQ! Bera nje transfert dije 10€ per Ushtrin e Kosoves dhe me shtrenjtë eshte komisioni sesa dërgesa. Doja te dergoja dhe muajin tjeter kur te Merja rrogen sepse aq mundesi kam por keshtu te pergjysmohen te gjitha gjerat. Keta te Shqiperis vetem per Ushtrin t’a heqin kete Komision te pakten ose te mbajnë me pak. Nuk dua te me kthejn mbrapa asgje por te dihet Cfare behet dhe te hiqet ne vazhdim asgje me teper sepse eshte turp i madh.

You may also like...