Japonia publikon foton dhe ngre alarmin: 4 anije luftarake ruse të ngarkuara me kamionë ushtarakë po…

Anijet luftarake ruse që kishin të ngarkuara kamionë ushtarakë u panë duke kaluar nëpër një ngushticë në Japoni dje në mëngjes, ndërsa mendohet se janë nisur drejt Ukrainës.

Ngushtica Tsugaru midis Detit të Japonisë dhe Oqeanit Paqësor ndan Honshu dhe Hokkaido, dy ishujt më të mëdhenj të vendit.

Rusia ka pësuar humbje katastrofike, duke përfshirë deri në një të pestën e trupave të saj, duke nxitur spekulimet se Putini mund të dërgojë përforcime nga larg, shkruan Daily Mail.

Mijëra raketa dhe qindra tanke dhe avionë thuhet se janë shkatërruar në luftë nga ushtria ukrainase. Po ashtu flitet se Rusia ka humbur 1,292 automjete në tre javët e para të luftimeve në Ukrainë, duke përfshirë 214 tanke, ndërsa Ukraina ka humbur 343.

Një foto e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Japonisë në agjencinë e lajmeve Kyodo tregonte një luftanije ruse amfibe që transportonte kamionë ushtarakë. Një zëdhënës i qeverisë japonez tha: “Ne nuk e dimë se ku po shkojnë, por mendohet se do ikin drejt Ukrainës”.

Aleatët e NATO-s kanë furnizuar me 20,000 armë antitank dhe armë të tjera Ukrainën, e cila prej 24 shkurtit po përballet me agresionin e forcave ushtarake ruse.

You may also like...